Lajmet

Adobe lëshon editorin pa pagesë dhe të hapur të tekstit Brackets për zhvilluesit e uebit

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Adobe lëshon editorin pa pagesë dhe të hapur të tekstit Brackets për zhvilluesit e uebit

e87ovmewgc9oykq0neckWindows/OS X/Linux: Adobe sapo ka lëshuar Brackets 1.0 që është editor teksti për zhvilluesit e uebit. Është falas dhe ka veçoritë si InlineEditing, Live Preview dhe Preprocessor Support, e që të gjitha ofrojnë një rehati unike. Ka shumë editorë të tjerë që mund t’i përdorni, por Brackets ka disa veçori të mrekullueshme të veta. Duke e përdorur veçorinë Inline Editors, ju mund të shihni dy ose më tepër skedarë anë për anë në vend se të kaloni nga njëri tab tek tjetri sikur tek shumica e editorëve të tjerë të tekstit.

LivePreviews ju shfaq ndryshimet që i bëni, teksa i bëni, në shfletues. Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni që rregullisht ta përditësoni faqen për ta kontrolluar progresin tuaj. Preprocessor Support e bën të lehtë gjetjen, shtimin dhe ndryshimin e lidhjeve të klasave mes skedarëve tuaj HTML dhe CSS: shkoni tek një pjesë në skedarin index.html dhe shtypni Command+E. Secili skedar në klasë që është i shoqëruar do të shfaqet dhe më pas vazhdoni për të hapur skedarin ose skedarët që doni të shihni në editorin tuaj për të bërë ndryshime. Nëse nuk e keni shtuar kodin CSS për klasën që e zgjidhni, ju mund ta bëni këtë gjë me vetëm një klikim.

Brackets mbështet gjuhët HTML, CSS, LESS dhe SASS. LESS dhe SASS kanë të njëjtat mundësi si CSS me Preprocessor Support, kështu që nuk keni nevojë të shqetësoheni nëse parapëlqeni ndonjërën nga këto në vend të CSS-it. Është falas dhe me burim të hapur. Për më tepër, vetë Brackets është shkruar në HTML, CSS dhe JavaScript, kështu që zhvilluesit e uebit që e përdorin atë do të kenë mundësi të kontribuojnë në zhvillimin e vazhduar të programit. Klikoni këtu për të kuptuar më tepër. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>