Lajmet

Adobe lëshon përditësimin e parë madhor për Photoshop Mix

Aug 30 2014
0 Shpërndarje
Adobe lëshon përditësimin e parë madhor për Photoshop Mix

mix_1-1-5-of-5Adobe lëshoi përditësimin e vet të parë madhor për Photoshop Mix, që është aplikacioni i editimit të fotografive për iPad. Mix iu mundëson përdoruesve të iPad-it që të bëjnë editime të përzgjedhura, kompozime bazike dhe disa punë të tjera bazike të dizajnit nga Photoshop, tha Adobe në një postim në blog.

Versioni i ri, Mix 1.1, shton disa veçori të reja, duke përfshirë gjërat vijuese:

· Image Swap, që iu mundëson përdoruesve që të ndryshojnë radhitjen e shtresave në një projekt Mix duke kapur dhe vendosur pamje

· Funksione më fleksibile për bërjes dhe zhbërjes së ndryshimeve

· Mundësi të plota të editimit nga Photoshop Express dhe Photoshop Mix

· Mundësia për të ruajtur skedarët e rezolucionit të plotë në galerinë e fotografive të kapura nga kamera

· Mbështetje për skedarë të mëdhenj panoramikë, e po ashtu edhe formatet e skedarëve PNG.

Është përmirësuar edhe performanca. Adobe thotë që Mix tani shfrytëzon më mirë njësinë e përpunimit grafik të tabletit dhe është shumë i shpejt në iPad-ët e fundit, në veçanti kur hap një projekt dhe kur shfaq ndryshimet e bëra.

Adobe thotë që përditësimi plotëson shumicën e kërkesave për përmirësim që ka dëgjuar nga reagimet brenda aplikacionit, hulumtimit dhe vëzhgimeve.

Photoshop Mix fillimisht u lëshua gjatë qershorit të vitit 2014 si aplikacion pa pagesë për iPad. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>