Lajmet

Adobe lëshon programin Photoshop Photography me ofertë speciale

Sep 18 2013
0 Shpërndarje
Adobe lëshon programin Photoshop Photography me ofertë speciale

Adobe lajmëroi një ofertë të re të quajtur Photoshop Photography Program në blogun e vet zyrtar gjatë të martës.

Marrëveshja 9.99 dollarë në muaj iu mundëson poseduesve të licencave të Photoshop CS3-CS6 qasje në Creative Cloud Learn, Lightroom 5, Behance ProSite dhe 20 GB ngarkesë online, e po ashtu edhe përditësime të vazhdueshme softuerike.

I paraqitur në fillim të këtij muaji në konferencën e Botës së Photoshop-it në Las Vegas, programi me gjasë do të përkrahë më tepër fotografë që të përdorin shërbimet cloud të ndërmarrjes duke iu dhënë përdoruesve besnikë të versioneve më të vjetra të Photoshop qasje të lehtë në veglat më të fundit të Adobe.

Kjo përpjekje për të sjell përdoruesit më të vjetër në ekosistemin e ri cloud është një tregues i fuqishëm që na lë të kuptojmë rezistencën që e kanë përdoruesit për të kaluar në versionet e reja.

Dëshira e Adobe për të arritur tek përdoruesit e vjetër, e ilustruar nga ky program, është një qasje që ndërmarrja me siguri do të rishqyrtojë në muajt në vijim teksa komuniteti i dizajnit dhe fotografisë gradualisht përshtatet me botën e softuerit për abonim në cloud.

Sidoqoftë, ata që janë të interesuar, duhet të veprojnë së shpejti, sepse kjo ofertë do të jetë në dispozicion vetëm deri më 31 dhjetor 2013. (PC World Albanian)

adobe

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>