Lajmet

Adobe linçon aplikacionin Creative Cloud për Android

Oct 7 2014
0 Shpërndarje
Adobe linçon aplikacionin Creative Cloud për Android

creative1Përgjatë fundjavës Adobe ka lançuar në heshtje të plotë aplikacionin e saj Creative Cloud për Android. Në titull cilësohet edhe fjala “preview” (paraprak) që do të thotë se mund të ketë disa gabime dhe veçori të mangëta.

Nëseju jeni përqendruar në ekosistemin e profesionistëve të Adobe për aplikacione të dizajnit, ju mund të përdorni aplikacionin Creative Cloud për të menaxhuar të gjitha projektet tuaja. Versioni Android ju lejon të shfletoni, organizoni dhe të parashihni të dhënat e ruajtura në Cloud-in e Adobe përfshi edhe ato prodhuar në Photoshop ose Illustrator.

Kompania Adobe duket të jetë shumë e përkushtuar në platformën e saj të bazuar në abonimin Creative Cloud dhe nëse ju doni ta përdorni këtë shërbim ky aplikacion i ri mund të jetë mjaft i dobishëm.

Kompania thotë se përdoruesit me një abonim falas të Creative Cloud, e cila përfshin 2 GB hapësirë online dhe akses për një kohë të caktuar në aplikacionet e suitës, mundet të përdorin aplikacionin Android dhe të aksesojnë mjete të reja të Adobe përmes ofertave të ndryshme, Adobe Creative Cloud për Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>