Softuer

Adobe Muse, ndërtim më të thjeshtë të ueb faqeve

Aug 16 2011
0 Shpërndarje
Adobe Muse, ndërtim më të thjeshtë të ueb faqeve

Një aplikacion i ri nga Adobe, i koduar me emrin Muse, i lejon dizajnerët të krijojnë dhe publikojnë ueb faqe funksionale në një mënyrë të ngjashme me atë që do të vepronin në InDesign apo Illustrator. 

Muse u ofron përdoruesve një vegël të njohur të Adobe në një ndërfaqe WYSIWYG. Muse nuk është dizajnuar për të bashkëvepruar me Dreamweaver, një softuer tjetër për ueb dizajn i prodhuar nga Adobe. Por Muse mund të shfrytëzojë shkathtësitë e HTML, dhe web widgets siç janë YouTube videos apo Google Maps. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të aranzhoni faqe duke përdorur një sitemap dhe të krijoni elemente dizajni që janë të ngjashme në faqe të ndryshme. Versioni i tanishëm nuk ofron template.

Edhe pse shumë prej përdoruesve të targetuar mund të mos jenë ai tipi i dizajnerëve që luajnë me beta softuer. Adobe po shpreson të tërheqë përdorues dhe të merr feedback mbi produktin e tyre duke ofruar Muse pa pagesë për gjashtë muajt e ardhshëm, gjersa produkti është ende në fazën beta.

Versioni 1.0 i softuerit pritet të paraqitet në çerekun e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa kostoja mund të sillet për rreth 20 dollarë në muaj apo 180 dollarë në vit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>