Softuer

Adobe, ndal zhvillimin e Flash për iPhone

Apr 22 2010
0 Shpërndarje
Adobe, ndal zhvillimin e Flash për iPhone

Duke cituar ndryshimet e fundit në licencën zhvilluese, Adobe më nuk beson se iPad apo iPhone mund të jetë një investim i sigurt. Aftësia për të vënë si cak iPhone dhe iPad në Flash CS5 ende do të ekzistojë, por punë e mëtutjeshme nuk do të bëhet nga ana e Adobe për të përditësuar apo përkrahur këtë veçori.

Shpresojmë se Apple dhe Steve Jobs e dinë se çfarë po bëjnë. Një lëvzije e tillë nga Adobe mund të shkaktojë probleme më të mëdha: një mungesë besimi në platformën Apple.

Mike Chambers, një prej kokave të Adobe dhe mjeshtër i të gjitha gjërave Flash, ka shprehur mendimin e në blogun e tij rreth çështjeve të fundit që janë paraqitur. “Unë mendoj se sistemi i mbyllur që Apple po tentojë të krijojë është i keq për industrinë, zhvilluesit dhe padyshim për konsumatorët, dhe është diçka që nuk dëshirojë të promovojë… Ne të gjithë jemi në fillim të një ndryshimi të theksuar në industri, dhe unë besoj se në fund të fundit të gjitha platformat do të fitojnë ndaj tipit të mbyllur, të platformës së tipit që po tenton të krijojë Apple”.

Adobe tani ka koncentruar tërë energjitë e saja drejt platformës së Google, Android dhe drejt tableteve të ardhshme të bazuara në të. Edhe Flash Player 10.1 beta e edhe Adobe AIR 2.0 beta do të paraqiten së shpejti për shkarkim.

Lajmet e fundit>