Softuer

Adobe: Nuk do të ketë Flash për Android

Feb 13 2012
0 Shpërndarje
Adobe: Nuk do të ketë Flash për Android

Ky veprim nuk ishte befasues: Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, Adobe lajmëroi që ishte duke braktisur zhvillimin e Flash për shfletuesit e celularëve. Me fjalë të tjera, Google e ka humbur barkën Flash për muaj të tërë.

“Adobe nuk është më duke zhvilluar Flash Player për shfletuesit e celularëve, dhe kështu që Chrome për Android Beta nuk e mbështet përmbajtjen për Flash,” tha Bill Howard, i cili është menaxher i grupit prodhues në skuadrën Flash, në një blog të Adobe gjatë të martës.

Pjesa e shfletuesit për Android përfshihej me sistemin operativ që mbështet Flash, tha Howard.

Adobe e shpjegoi vendimin e vet për të ndaluar punën në Flash Player për shfletuesit e celularëve për shkak të nevojës për ndërruar buimet, sidomos në përpjekjet e veta në HTML5,  standardin ende që po zhvillohet që me siguri që do të zëvendësojë funksionet e shumta që Flash ka ofruar./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>