Lajmet

Adobe nuk do të krijoj Flash Player për Android 4.1 (Jelly Bean)

Jun 30 2012
0 Shpërndarje
Adobe nuk do të krijoj Flash Player për Android 4.1 (Jelly Bean)

Pajisjet e reja me sistem operativ Android 4.1 Jelly Bean, përfshirë dhe tabletin e Google Nexus 7, nuk do të kenë të instaluar Flash Player të Adobe.

Për më tepër, Adobe njoftoi se do ta tërheqë Flash Player-in e saj nga dyqani Google Play, me 15 gusht. Gjithsesi, për ata përdorues që kanë versione më të vjetra se Android 4.0, Flash Player do të funksionoj normalisht dhe madje do të ofroj edhe azhurnime të reja.

Pajisjet që nuk e kanë Flash Player-in të integruar nga prodhuesi i tyre quhen të paklasifikuara. Kjo do të thotë se prodhuesit nuk e kanë kaluar dot tesitin për marrjen e klasifikimit.

Gjithsesi në shumë raste, përdoruesit e këtyre pajisjeve kanë pasë mundësi ta shkarkojnë Flash Player nga Google Play, dhe në shumicën e rasteve ai ka funksionuar. Por, duke parë se Android 4.0 nuk do të jetë më në qendër të vëmendjes, dhe duke qenë se ne nuk kemi testuar Flash Player-in për versionin e ri të Android, nuk do të ketë një prodhim të ri Flash për versionin 4.0,” konfirmoi Adobe në blogun e vet.

Nëqoftëse, keni të instaluar Flash Player në pajisjet tuaja, dhe nëse planifikoni ta azhurnoni sistemin tuaj operativ në Jelly Bean, atëherë Adobe rekomandon fshirjen e Flash-it, për shkak se siç thotë kompania do të hasni në “sjellje të paparashikueshme”, të kësaj vegle.

Hapi i Adobe për të hequr dorë nga pajisjet celulare nuk është diçka e re dhe e papritur. Në të vërtetë, Adobe qysh në muajin nëntor të vitit 2011, kishte bërë me dije se nuk do të zhvilloj dhe ofroj përkrahje të Flash Player për shfletuesit e pajisjeve celulare, por në vend të kësaj do të fokusohet në rritjen e investimeve për HTML5.

Lajmet e fundit>