Lajmet

Adobe nuk do të shesë më kopje të paketuara të Creative Suite

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Adobe nuk do të shesë më kopje të paketuara të Creative Suite

Ditët kur i blinim softuerët në CD, të paketuar, po u vjen fundi. Adobe ka konfirmuar tashmë disa burime të ndryshme të cilat citonin se kompania nuk do të shesë më kopje të paketuara të Creative Suite të saj si dhe softuerit Acrobat.

“Adobe vazhdon të përqëndrohet në shpërndarjen e inovacionit përmes Creative Cloud dhe përmbajtjeve dixhitale. Për këtë arsye, kutitë e paketuara të produkteve si Creative Suite apo Acrobat nuk do të jenë më të disponueshme,” u shpreh një nga zëdhënësit e kompanisë. Ndërkohë shitësit kanë konfirmuar se ky ndryshim pritet prej datës 1 maj 2013.

Adobe do të vazhdojë të shesë kopje të cilat mund të shkarkohen përmes faqes zyrtare për Creative Suite (e cila përfshin Photoshop, Illustrator, InDesign, Flash, Dreamweaver dhe After Effects, mes programesh të tjera) si dhe Acrobat.

Nga ana tjetër, kompania ofron akses në këto softuere edhe përmes një abonimi 50$ në muaj.

Adobe nuk është kompania e parë softuerike që mbyll shitjen e programeve përmes kutive të paketuara.

Edhe Microsoft ka ndaluar shitjen e softuerit Money Plus prej vitit 2008 ndërsa Apple e ofron Logic Studio suite vetëm përmes uebfaqes. (PCWorld Albanian)

Adobe Creative

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>