Lajmet

Adobe nxjer arnimin e tretë të sigurisë brenda shkurtit

Feb 28 2013
0 Shpërndarje
Adobe nxjer arnimin e tretë të sigurisë brenda shkurtit

Të martën Adobe nxorri një arnim tjetër sigure për Flash Player, drejtuar disa dobësive që do ti lejonte sulmuesit të marrin kontrollin mbi kompjuterët e infektuar.

Ky përmisim është për Windows, OSX, dhe përdoruesit e Linux. Është përmisimi i katërt rradhazi i Flash që nga fillimi i këtij viti dhe i treti arnim sigurie që ka dal gjatë shkurtit nga Adobe.

Të treja mashtrimet serioze (CVE-2013-0504, CVE-2013-0643 dhe CVE-2013-0648) i janë adresuar përmisimit që Adobe realisht e ka përdorur në një grup sulmuesish. Këto tre mashtrime janë dizajnuar për të mashtruar përdoruesit duke i bërë ata të klikojnë mbi lidhje që çojnë në faqe ku kompjuteri është i hapur ndaj sulmeve të kodeve dashakeqëse që sulmojnë skedarët e Flash.

Dy nga tre mashtrimet e sipërpërmendura shënjestrojnë një numër përdoruesish të shfletuesit Fierefox. Adobe iu rekomandon përdoruesve të Mac edhe Windows të përmisojnë versionin e Flash 11.6.602.171 sa më shpejt të jetë e mundur, ose manualisht nga faqja e Adobe ose nëpërmjet përmisimeve që ofron shfletuesi që përdorni.

Nëse e shkarkoni manualisht sigurohuni të hiqni selektimin e shkarkimit të McAfee Security Scan Plus.

Arnimet e mëparshme të Flash këtë muaj iu drejtoheshin mashtrimeve që i drejtonin përdoruesit të hapnin një dokument në Microsoft Word që përmbante kode dashakeqëse për Flash, gjithashtu edhe shënjestrime të dobësive të Flash në Firefox edhe në Safary për Mac.

Adobe në shkurt iu desh të rregullonte një mashtrim shumë serioz për Adobe Reader. Flash nuk është e vetmja teknologji në ueb që u sulmua këtë vit.

Oracle gjithashtu ka nxjerrë disa përmisime imediate mbi Java këtë muaj, pasi zbuloi këtë mashtrim që lejonin kompjuterët të kontrolloheshin pa autorizim. (PCWorld Albanian)

Java Adobe

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>