Lajmet

Adobe padit në gjykatë firmën Forever 21 për piratimin e Photoshop

Jan 31 2015
0 Shpërndarje
Adobe padit në gjykatë firmën Forever 21 për piratimin e Photoshop

13594133513_26eb813585_b.0.0Firma e njohur e veshjeve Forever 21 piratuar photoshopin, sipas një padie gjyqësore të ngritur nga vet Adobe. Kjo akuzë mori formën e një padie të mirfilltë ditën e djeshme në gjykatën e Kalifornisë ku Adobe akuzoi Forever 21 për piratimin e 63 instancave të ndryshme të softuerëve të Adobe ku përfshihen dhe kopje të Photoshop, Acrobat dhe Illustrator.

Pjesë e paditësve u bënë dhe Autodesk dhe Corel duke u bazuar në kopjet e Autodesk, WinZip dhe PaintShopPro. Sipas padisë së paraqitur, Forever 21 vazhdoi të vepronte ilegalisht edhe pas lajmërimit nga Adobe.

Akoma nuk është e qartë mënyra se si Adobe i ka zbuluar këto veprime piraterike por kompania është kujdesur që akuzat e saj ti bazojë në dokumente reale duke paraqitur numra regjistrimi dhe data për çdo instancë.

Ajo i ka kërkuar gjykatës të marrë masat e nevojshme për të dënuar dhe detyruar Forever 21 të kompensojë kompaninë për të ardhurat e humbura, kostot dhe dëme të tjera. Në vitin 2013 Adobe solli versionin Photoshop të bazuar në cloud dhe që atëherë tentativat për piratimin e këtij softweri kanë qënë të shumta. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>