Lajmet

Adobe paralajmëron paraqitjen e Creative Suite 5 (CS5)

Mar 26 2010
0 Shpërndarje
Adobe paralajmëron paraqitjen e Creative Suite 5 (CS5)

Adobe do të mbajë një event gjatë muajit të ardhshëm për të shpalosur Creative Suite 5, i njohur edhe si CS5, që përfshinë produkte si Photoshop, Dreamweaver, Illustrator, Premiere, etj. Suita do të paraqitet më vonë në treg gjatë këtij çereku.

Kompania, profiti i së cilës pësoi rënie për më shumë se një gjysmë viti, është duke u përballë me kërkesën për CS5, pasi që pak konsumatorë kanë avancuar në CS4 gjatë recezionti ekonomik. Versioni i ri do të mundësojë shtimin më të lehtë të animacioneve, videove dhe web dizajneve interaktive.

“Nëse këtë vit është ekonomia stabile, ne do të kemi një vit shumë të mirë” tha shef financiar Mark Garret në një intervistë. “Dhe nëse ekonomia përmirësohet, ne do të kemi një vit të shkëlqyer”.

Adobe parashikon të hyra në çerekun e dytë prej 875 milion në 925 milion dollarë, duke mundur një mesatare të parashikuar nga analistët prej 862.2 milion dollarë. Duke përjashtuar kostot, profiti do të ngitet nga 39 në 44 cent. Analistët parashikuan rritje në 41 cent.

Biznesi kreativ i Adobe, i përbërë nga suita dhe programe individuale, ka kapur 58% të të hyrave të përgjithshme gjatë vitit të kaluar. 

Pra brenda një periudhe më të shkurtë se një muaj, ju do të jeni në gjendje të luani me veçoritë e reja të Adobe, dhe shpresojmë se do të kemi edhe rritje të performancës në krahasim me CS4.

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>