Lajmet

Adobe përditëson aplikacionin Photoshop Express

Jul 13 2014
0 Shpërndarje
Adobe përditëson aplikacionin Photoshop Express

gsmarena_001Adobe kohët e fundit ka punuar intensivisht në zhvillimin dhe përmirësimin e aplikacioneve të linjës për smartfonë. Kompania bëri ndryshime dhe shtoi opsione të reja për programin pa pagesë Photoshop Express, i cili shërben për modifikimin e fotove nëpërmjet telefonit tuaj inteligjent.

Photo Express tashmë ka një sërë funksionesh që nuk janë parë më parë në aplikacione të tjera. Në qoftë se ju dëshironi të keni një lëkurë perfektë në foton që do të shpërndani, mjafton që të përdorni opsionin e heqjes së njollave.

Një tjetër opsion që i është shtuar aplikacionit është heqja e mjegullës së bashku me butonin që kontrollon intensitetin e dritave të fotos. Një risi, e cila është sjellë nga Adobe është mbështetja që ka aplikacioni për fotot, të cilat nuk kanë të njëjtin format me atë të programit.

Tashmë Photoshop Express i formaton automatikisht fotot në rezolucionin e dëshiruar. Ky aplikacion mund të përditësohet falas në dyqanet online të iTunes ose Google Play Store. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>