Lajmet

Adobe përditëson Photoshop dhe Illustrator për Retina Displays

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Adobe përditëson Photoshop dhe Illustrator për Retina Displays

Adobe ka përditësuar Photoshop CS6 dhe Illustrator CS6 për të mbështetur ekranet Retina. Ky përditësim me siguri do t’i gëzojë jashtëmase veçanërisht dizenjatorët dhe editorët e fotove.

Që prej lançimit të MacBook Pro 15 inç me Retina në qershor të këtij viti, zhvilluesit e softuerëve janë përpjekur t’i përshtasin programet e tyre për ekrane me rezolucion dhe dendësi pikselësh të lartë.

Rezolucioni i lartë vlen shumë për elementët bitmap, përfshi toolbar-ët, butonat etj. Ato duhet të rivizatohen dhe të rikompilohen për ekranet Retina.

Për suportimin e Retina-s për Photoshop u deshën të rivendoseshin mbi 2500 ikona dhe kursorë.

Për më tepër, suportimi i ekraneve HiDPI është një sfidë tjetër për aplikacionet që mbështesin përmbajtjet e tipit bitmap dhe vektor.

Adobe deklaroi në fund të gushtit se do të shtonte suportimin për ekranet Retina dhe ato HiDPI, duke përditësuar Photoshop CS6 dhe Lightroom 4.

Kjo e fundit u përditësua muajin e kaluar në modulin Develop. Photoshop dhe Illustrator do ta marrin këtë përditësim që prej ditës së martë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>