Lajmet

Adobe përshtat aplikacionin Photoshop për Windows Phone

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
Adobe përshtat aplikacionin Photoshop për Windows Phone

adobe_photoshop_express_windows_phone
Adobe prezantoi aplikacionin për modifikimin e fotove, Photoshop Express, për sistemin operativ Windows Phone 8. Photoshop Express është një ndër aplikacionet më të përdorura, të cilin e kanë kërkuar me ngulm përdoruesit e telefonëve Windows Phone.

Aplikacioni ka qenë i disponueshëm për pajisjet me sistemin iOS dhe Android për gati katër vjet dhe tani ka ardhur edhe në platformën Windows Phone të Microsoft-it. Adobe Photoshop Express përmban funksionet kryesore për modifikimin e fotove si prerja e tyre, ndriçimi, qartësimi, kontrasti dhe temperamentin e ngjyrave.

Fotot e modifikuara mund të shpërndahen me shumë lehtësi në rrjetet sociale Facebook, Twitter dhe Instagram. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>