Lajmet

Adobe Photoshop feston datëlindjen e 25-të (Video)

Feb 20 2015
0 Shpërndarje
Adobe Photoshop feston datëlindjen e 25-të (Video)

facebookcover_Grid-copySoftueri editues i grafikave që të gjithë ne e njohim me emrin Adobe Photoshop, është pjesë e jona që prej 25 vitesh. Kompania ka publikuar një video në platformën e Youtube ku shfaqen momentet dhe disa nga realizimet më të bukura në Photoshop.

Video titullohet “Dream On” (Endërro) dhe është krijuar nga realizimet e disa artistëve në të gjithë botën të cilët kanë dërguar projektet e tyre në formatin PSD tek Adobe duke kontribuar në këtë video. Adobe krijoi animacione me realizimet e këtyre artistëve dhe e gjitha videoja është bërë në Photoshop. Videoja zbulon disa nga aftësi mahnitëse të softuerit duke treguar çfarë realisht janë në gjëndje të bëjnë artistët duke pasur në dispozicion një mjet të tillë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>