Lajmet

Adobe premton që do të arnojë vrimën e vjetër 2 vjeçare në Shockwave

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
Adobe premton që do të arnojë vrimën e vjetër 2 vjeçare në Shockwave

Adobe planifikon që në shkurt të mbyllë një vrimë të rrezikshme në aplikacionin e vet Shockwave.

Kjo vrimë shkakton kalimin e aplikacionit në një version të vjetër kur një përdorues përdor përmbajtje të multimediave më të vjetra, duke iu mundësuar hakerëve që të sulmojnë në dobësitë e vjetra prej disa vitesh.

Skuadra për Gatishmëri Emergjente Kompjuterike e Shteteve të Bashkuara (U.S. CERT) dha një këshillë për dobësinë, që do të mund t’ia lejonte një sulmuesi që të dërgojë sulme keqdashëse dhe të ekzekutojë kod arbitrar, që konsiderohet të jetë njëri nga llojet më të rrezikshme të vrimave.

U.S. CERT njoftoi Adobe-n për problemin më 27 tetor 2010, por një zëdhënës i Adobe tha të mërkurën që problemi do të largohet me përditësimin e ardhshëm madhor të Shockwave, që është planifikuar për lëshim më 12 shkurt.

“Ne nuk jemi në dijeni për ndonjë shfrytëzim aktiv ose sulm të tërbuar duke përdorur këtë teknikë,”- tha Wiebke Lips, që është menaxhere e lartë në komunikimet e korporatës Adobe.

Adobe nuk e vlerësoi këtë çështje si një rrezik të lartë për përdoruesit. (PC World Albanian)

adobe shockwave player

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>