Lajmet

Adobe sjell aplikacionin për iPad për të treguar ngjarje

May 9 2014
0 Shpërndarje
Adobe sjell aplikacionin për iPad për të treguar ngjarje

Adobe-Voice-app-screenShumë oferta mobile nga Adobe kanë qenë shtojca për softuerët e popullarizuar të kompanisë, si Photoshop ose Lightroom. Sidoqoftë, kompania Adobe është duke u përqendruar që të ofrojë më tepër mjete për përdoruesit e saj mobil. Kompania lëshoi Adobe Voice gjatë të enjtes, që është një aplikacion i ri për tregim të ngjarjeve për përdoruesit e iPad-it.

Aplikacioni iu mundëson përdoruesve që me lehtësi të krijojnë dhe shpërndajnë video të animuara që kombinojnë fotografi, muzikë, incizime zëri dhe efekte speciale. “Adobe Voice vendos fuqinë e teknologjisë udhëheqëse për video dhe audio Creative Cloud në duart e masave,” tha zëvendës presidenti i Adobe-it për produktet për Zgjidhje Kreative Mediatike, Winston Hendrickson në një komunikatë.

Aplikacioni është synuar të jetë i lehtë për t’u përdorur dhe t’iu mundësojë njerëzve – posaçërisht atyre që mund të mos jenë në gjendje të përdorin softuerët tradicionalë të editimit të videove – me mënyra për të treguar ngjarje përgjatë videove. Përdoruesit fillojnë duke zgjedhur një mostër të ngjarjes që ndihmon në skicimin e strukturës së videos së tyre. Ata më pas mund të fusin fotografitë e tyre, të marrin nga 25 mijë ikona sa ndodhen në librarinë e aplikacionit ose të kërkojnë në ueb për fotografitë e tyre.

Adobe ka përfshirë po ashtu tinguj të posaçëm, në mënyrë që përdoruesit të mund të shtojnë muzikë për t’u përshtatur në ngjarjet e tyre. Përdoruesit mund të bëjnë edhe incizimin e zërave mbi të.

Kompania tha që synon që aplikacioni të jetë i dobishëm posaçërisht për shkolla, ku studentët dhe mësuesit mund të duan të formojnë video interaktive, por që nuk kanë njohuri ose resurse për të përdorur softuerët konvencionalë të videove. Adobe madje ka marrë studentë dhe arsimtarë për ta testuar aplikacionin gjatë fazës së vet testuese. Ky aplikacion është pa pagesë dhe mund të shkarkohet për iPad. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>