Biznes

Adobe synon të blejë platformën e editimit të fotografive Aviary

Sep 23 2014
0 Shpërndarje
Adobe synon të blejë platformën e editimit të fotografive Aviary

aviary_filtersAdobe ka lajmëruar planet për të blerë Aviary-n, që është prodhues i SDK-së së editimit të fotografive që përdoret nga një numër i aplikacioneve të palës së tretë. Aviary ka arritur mbi 100 milionë shkarkime gjatë historisë së vet.

Aviary do të vazhdojë ta mbështesë SDK-në si pjesë të Creative SDK të Adobe. Kompania tha: “Derisa jemi duke siguruar që të mos kemi ndërprerje në komunitetin e zhvilluesve të Aviary-t, ose përdoruesve të aplikacioneve të tyre, ne planifikojmë të shtojmë komponentë dhe shërbime shtesë që zhvilluesit t’i inkorporojnë – si mundësia për të ruajtur produkte në CreativeCloud në formatet e skedarëve të Adobe-it, qasjen në teknologjinë Photoshop dhe lidhjen e kreativitetit përgjatë pajisjeve duke përdorur Creative SDK-në. (PCWorldAlbanian)

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>