Lajmet

Adobe tregon një video koncept të editimit të fotove përmes komandave zanore

Jan 12 2017
0 Shpërndarje
Adobe ka publikuar një video koncept ku tregon sesi do të funksionojë editimit i fotove me komanda zanore në një iPad. Videoja tregon një përdorues teksa selekton, pret dhe zhvendos një imazh vetëm me komanda zanore. Adobe tregon një video koncept të editimit të fotove përmes komandave zanore

Teknologjia e paraqitur në klipin në fjalë funksionon më ngadalë sesa përmes ekranit me prekje. Gjithashtu sistemi i komandave zanore duhet të jetë mjaftueshëm i sofistikuar sa të njohë një varietet të gjërë komandash dhe sinonimesh.

Adobe tha se ky është vetë hapi i parë drejt një ndërfaqe e bazuar terësisht në komanda zanore, por nuk ka dhënë asnjë detaj nëse teknologjia do të materializohet në 2017.

Përveç kryerjes së proceseve bazike të editimit, teknologjia do tu hynte shumë pak në punë në procese më komplekse. Imagjinoni të ndryshoni tonalitetet dhe nivelet e fotos apo të aplikoni efekte. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>