Lajmet

Adobe vendos 250 veçori të reja në Creative Suite 5

Apr 13 2010
0 Shpërndarje
Adobe vendos 250 veçori të reja në Creative Suite 5

Sipas Adobe, në CS5 janë përfshirë mbi 250 veçori të reja, duke përfshirë përkrahje natyrale 64-bit për Windows dhe Mac (Photoshop, Premier Pro dhe After Effects), opsione të reja për vizatim, teknologji më të mirë për detektimin e qosheve dhe një shtojcë të mrekullueshme të quajtur Content-Aware Fill.

Adobe më parë ka postuar një demo të teknologjisë së saj Content-Aware Fill të cilën mund të shihni videon e mëposhtme (kaloni lajmin e parë që ka të bëjë me iPhone, dhe kaloni në minutën 0:40 për të kuptuar më shumë rreth Content-Aware Fill), dhe e cila i mundëson përdoruesve që me shpejtësi të largojnë një objekt apo element nga një imazh pa pasur nevojë që të mendojnë rreth mbushjes së prapavijës së zbrazët.

Me Content-Aware Fill, Photoshop CS5 automatikisht zëvendëson objektin e larguar me elemente të prapavijës brenda disa sekondave, një proces që do të kërkonte shumë më shumë kohë nëse kryhet manualisht.

Ka edhe shumë gjëra tjera të përfshira në pako, siç është edhe mundësimi i përmbajtjeve dhe krijimit të aplikacioneve për Flash Player 10.1 dhe Adobe AIR 2; integrimi më i ngushtë me kartelat grafike Nvidia 3D, veçanërisht me Adobe Mercury Playback Engine në mënyrë që përdoruesit e CS5 të hapin projektet më shpejtë, të rafinojnë efekte të pasura HD në kohë reale, dhe të lëshojnë projekte komplekse pa render; si dhe përkrahje më të mirë online për Dreamweaver CS5 që tani përkrah Drupal, Joomla dhe Wordpres.

Produktet CS5 pritet që të paraqiten brenda 30 ditëve të ardhshme.

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>