Lajmet

Adobe vjen me një aplikacion për skanimin e dokumenteve në Android dhe iOS

Jun 1 2017
0 Shpërndarje
Quhet Adobe Scan dhe funksionon njësoj si shumica e aplikacioneve të kësaj kategorie. Përdoruesit drejtojnë kamerën e telefoni Adobe vjen me një aplikacion për skanimin e dokumenteve në Android dhe iOS Photo Source: Adobe

Adobe vendosi të hyjë ditën e sotme në garën e aplikacioneve për të skanimit të dokumenteve kur lançoi një aplikacion të ri në iOS dhe Android që i shërben këtij qëllimi.

Quhet Adobe Scan dhe funksionon njësoj si shumica e aplikacioneve të kësaj kategorie. Përdoruesit drejtojnë kamerën e telefoni në çfarëdo dokumenti që dëshirojnë për të kapur dhe aplikacioni automatikisht pret imazhin në kufijtë e dokumentit.

Diferenca kryesore nga aplikacionet e tjera si Microsoft Lens është integrimi me Adobe Document Cloud dhe njohja optike e karaktereve. Përdoruesit më pas kanë mundësi të kopjojnë tekstin e aty dokumenteve dhe ta ngjisin në çfarëdo dokumenti apo skedari tjetër në desktop.

Adobe gjithashtu ka shpenzuar goxha energji në integrimin e inteligjencës artificiale. Sipas menaxherit të produktit aplikacioni përdor algoritme të ndryshme për të dalluar dokumentin nga një sfond dhe për të analizuar se ku është e mundur njohja e karaktereve.

Aplikacioni është falas për tu përdorur por kërkon krijimin e një llogarie Document Cloud. /PCWorld Albanian

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>