Siguri

Adobe arnon një vrimë në Flash

Sep 20 2010
0 Shpërndarje
Adobe arnon një vrimë në Flash

Përdoruesit e Chrome, megjithatë kanë përfituar arnimin para tre ditësh, që është një prej përfitimeve që kanë ata si rezultat i marrëveshjes së prillit mes Google dhe Adobe.

Vrima që është zbuluar me 13 shtator mund të përdoret nga sulmuesit për të komanduar makinat që punojnë me këtë media player të popullarizuar, Adobe Flash. Sipas US-CERT (United States – Computer Emergency Readiness Team), hakerët mund të shfrytëzojnë lëshimin duke drejtuar përdoruesit tek një ueb faqe me kod të dëmshëm apo duke i detyruar ata që të hapin një PDF të minuar apo një dokument të Microsoft Word.

Javën e kaluar Adobe ka bërë thirrje paralajmërimi për sulme të cilat kishin në shënjestër vetëm përdoruesit e Windows. Prodhuesit e pakove të sigurisë gjithashtu kanë paralajmëruar për kërcënimet duke shpalosur vrimën në Flash.

Në ditën kur është bërë i ditur lëshimi, Adobe pati thënë se do të lëshojë një arnim gjatë javës së 27 shtatorit. Por megjithatë të premten e kaluar kompania bëri të ditur se në vend të kësaj date, arnimi do të paraqitet sot.

Adobe nuk ka dhënë ndonjë arsye për ndryshimin e datës, por një mundësi reale është që sulmet të jenë shtuar: Prodhuesit e zgjidhjeve të sigurisë thonë se numri i sulmeve dhe trendi i tyre është shtuar dhe si rezultat i kësaj është paraqitur nevoja për të bërë një përditësim emergjent.

Në anën tjetër ata që kanë Chrome nuk duhet të presin për këtë arnim, sepse në prill Google dhe Adobe kanë bërë një marrëveshje që mundëson përditësim të shtojcës Flash në kuadër të këtij shfletuesi përmes përditësuesit të shfletuesit. /pcworld.al

Lajmet e fundit>