Softuer

Adobe Ilustrator përfiton një përditësim HTML5

Sep 13 2010
0 Shpërndarje
Adobe Ilustrator përfiton një përditësim HTML5

Adobe ka bërë të ditur se përditësimi vetëm ofron “përkrahje fillestare” për HTML5 dhe CSS3 në Ilustrator, që është e kuptueshme, pasi që vetë standardet HTML5 dhe CSS3 nuk janë finalizuar ende.

Por pse funksionaliteti ka munguar prej fillimit me Ilustrator CS5 para se të dërgohej në treg? “Gjatë planifikimit dhe zhvillimit të Ilustrator CS5, mbështetja për shfletues të së ardhmes dhe për specifikimet evoluuese HTML5 dhe CSS3 ishin të paqarta, dhe ne nuk kemi parashikuar çështje përkrahjeje me CS5. Gjersa specifikimet tjera ende nuk janë kompletuar, ato tani përkrahen në shkallë të ndryshme nga një numër i ndryshëm i shfletuesve për desktop” shpjegoi Adobe në një FAQ përcjellës.

Adobe së fundi ka paraqitur një përditësim të ngjashëm për veglën e saj për ueb dizajn dhe zhvillim, Dreamweaver, duke shfaqur përkushtimin e saj për përkrahjen e HTML5 si standard, pavarësisht faktit që konkurron me vetë standardin e saj për ueb përmbajtje të pasur, Flash.

Përditësimi është pa pagesë dhe punon edhe me versionin Trial edhe me atë me pagesë të Ilustrator. /pcworld.al

Lajmet e fundit>