Siguri

Adobe konfirmon sulmet në rrjetin e saj nga hakerët kinez

Jan 14 2010
0 Shpërndarje
Adobe konfirmon sulmet në rrjetin e saj nga hakerët kinez

Gjatë ditës së djeshme, Google deklaroi se ishte e gatshme të largohet nga tregu Kinez pas një serie të sulmeve në serverët e saj dhe në serverët e së paku njëzet kompanive tjera të mëdha nga një bashkësi e gjerë e bizneseve – duke përfshirë internetin, financën, teknologjinë, median dhe sektorët e kimisë”.

Interneti ishte i mbushur me spekulime rreth këtyre kompanive tjera dhe Adobe me qetësi u paraqit në skenë duke postuar në blogun e saj se ka kuptuar që “një incident sigurie kompjuterik, përfshiu një sulm të sofistikuar dhe të koordinuar kundër sistemeve të rrjetës së korporatës të menaxhuar nga Adobe dhe nga kompani tjera”.

Adobe ka deklaruar se është ende duke bërë hetime, por incidenti dhe rasti i paraqitur nga Google janë të ndërlidhura.

Është ende e paqartë sesi hakerët kanë menaxhuar  të infiltrojnë rrjetet e Google dhe Adobe, megjithatë hulumtuesit e sigurisë kanë sugjeruar se ata mund të kenë përdorur PDF të dëmshëm që kanë keqpërdorur lëshimet në Adobe Reader.

Kjo ishte edhe taktika e sulmit “GhostNet cyber spook network”, për të cilin hulumtuesit thonë se ka qenë i hostuar ekskluzivisisht në Kinë dhe është përdorur për të hakuar 1.295 kompjuterë në 103 shtete, duke përfshirë edhe zyrat e Dalai Lamës.

Lajmet e fundit>