Analiza

Adoleshentët nuk e konsiderojnë Facebook-un aq të rëndësishëm sa më parë

Apr 11 2013
0 Shpërndarje
Adoleshentët nuk e konsiderojnë Facebook-un aq të rëndësishëm sa më parë

Sipas një ankete nga Pipper Jaffray ka rezultuar se adoleshentët nuk e vlerësojnë më si më parë Facebook-un.

Ky rrjet social vazhdon të preferohet prej tyre, por nuk është më i rëndësishmi.

Nga të anketuarit vetëm 33% e renditën Facebook-un në vend të parë, ndërkohë që vitin e kaluar kjo shifër ishte 42%.

Pavarësisht rënies me 9%, Facebook-u vazhdon të qëndrojë në krye të listës, ndërsa Twitter ndodhet pas tij me një diferencë prej 3%.

Instagram, tashmë pjesë e familjes së lumtur të Facebook ka pësuar këtë vit një rritje prej 5% në numrin e përdoruesve, megjithatë vazhdon të jetë pas Twitter-it në klasifikim. Në vend të katërt aktualisht është renditur Google +.

Sipas anketës Tumblr qëndron në vend të pestë dhe ka shënuar një rritje vetëm me 1 % prandaj nuk përbën ndonjë rrezik shumë të madh për rrjetet e tjera ashtu sikurse mund të mendohej.

Në përfundim të anketës u vu re se adoleshentët kërkonin diçka që t’ju përshtatet më tepër. Të gjithë plotësuan opsionin ku kërkohej të shkruanin faqen e preferuar sociale dhe si përfundim 5 faqet e preferuara ishin: Wanelo, Vine, Snapchat, Kik dhe 4Chan.

Wanelo është faqja që reflekton gjithçka që dëshiron një adoleshent.

Më tepër se gjysma e të anketuarve u përgjigjën se publikimet në mediat sociale ndikojnë shumë në vendimet për blerje të ndryshme. Lançimi i Facebook Home do të bëjë që ky ndikim të rritet akoma më tepër.

Një rezultat tjetër interesant i anketës kishte të bënte me rritjen e numrit të adoleshentëve që përdornin iPhone dhe iPad.

Mesa duket ka përfunduar entuziazmi i përdorimit të Surface. 8% më tepër adoleshentë përdorin iPhone dhe rreth 62% prej tyre deklaronin se smartfoni i ardhshëm që do të blinin do të ishte përsëri iPhone.

Si përfundim duhet të kemi parasysh se adoleshentët e kanë të vështirë të kenë shije të qëndrueshme. Është e dukshme që ata vazhdojnë ta konsiderojnë Facebook-un si të rëndësishëm, megjithatë ndoshta është e nevojshme që të krijohet një rrjet i ri social ku do të ndalohen personat mbi 19 vjeç, në mënyrë që adoleshentët të ndjehen më të lirë për tu shprehur.

Do të ishte mirë që kjo faqe të ishte kombinim i ngjyrave dhe figurave të ndryshme që shprehin gjendje emocionale. (PCWorld Albanian)

zuckenberg

Lajmet e fundit>