Lajmet

Adoptimi i Android Oreo 8.0 tepër i ulët

Jul 30 2018
0 Shpërndarje
Ndërsa jemi në pritje të Android P, stastikat e fundit të Google vetëm na kujtojnë sesa pak prej 2 miliardë përdoruesve Android po shijojnë përfitimet më të fundit të sistemit operativ. Adoptimi i Android Oreo 8.0 tepër i ulët

Adoptimi i versionit më të fundit dhe natyrisht më të mirë të Android është shumë larg pritshmërive.

Bëhet fjalë për Android 8.0 të lançuar në muajin Gusht të vitit të kaluar.

Ndërsa jemi në pritje të Android P, stastikat e fundit të Google vetëm na kujtojnë sesa pak prej 2 miliardë përdoruesve Android po shijojnë përfitimet më të fundit të sistemit operativ.

Android 8.0 Oreo debutoi më 21 Gusht 2017-ës dhe tashmë ka gjetur rrugën vetëm tek 10.1% e telefonëve Android ndërsa Android 8.1 lançuar në Dhjetor në vetëm 2%.

Që nga muaji Maj sistemi operativ është rritur me 5%.

Sakaq pjesa më e madhe e përdoruesve Android janë në Marshmallow 6.0 i cilë zë 23.5% të tregut ndjekur nga Nougat mw 21.2%.

Krahasuar me iOS, statistikat e Android duken një mesele e vërtetë. 81% e iPhone janë në versionin më të fundit të iOS ndërsa vetëm 14% janë me iOS 10.

Lajmet e fundit>