Analiza

Adoptimi i iOS 7.1 arrin shifrën 17.9 % vetëm 3 ditë nga lançimi

Mar 16 2014
0 Shpërndarje
Adoptimi i iOS 7.1 arrin shifrën 17.9 % vetëm 3 ditë nga lançimi

iOS-7.1-gets-17.9-adoption-rate-after-three-days72 orë pas lëshimit të iOS 7.1, 17.9 % e trafikut që vjen nga iOS në Amerikën e Veriut erdhi nga pajisjet më versionin më të fundit të platformës mobile të Apple, sipas një dege të kërkimeve mobile të reklamave pranë rrjetit Chitika.

Ky rezultat është pothuaj i njëjtë me atë të adoptimi edhe të versionit të kaluar të iOS. Chitika pret të shikojë që numri i përdoruesve të iOS 7.1 të tejkalojë numrin e përdoruesve të iOS 7.0.6 në pak ditë.

Ju mund ta kujtoni sesi Apple imponoi fuqimisht përditësimin të iOS 7.0.6 për të mbyllur një vrimë sigurie që lejonte hakerat për të lexuar e-mail-et dhe komunikime të tjera që supozohej se janë të enkriptuara. Sipas të dhënave që vijnë nga Chitika, numri i përdoruesve të iOS 7.0.6 përbën akoma dyfishin e përdoruesve të iOS 7.1. Përditësimi iOS 7.0.6 pati një mesatare adoptimi prej 13.3 % në 48 orët e para pas lëshimit.

Apple Car Play, i njohur më parë si iOS në makinën tuaj, është pjesë e përditësimit të iOS 7.1 si dhe një numër të konsiderueshëm rregullimesh dhe kapacitete të reja për Siri-n dhe Kalendarin. Përditësimi më i ri i iOS 7 mund të instalohet në pajisjet Apple duke filluar që nga modelet iPhone 4 tek më të fundit si dhe nga modeli Apple iPad 2 dhe ato më të fundit. (PCWorld Albanian)

adopt

Tags >

AppleiOS
Lajmet e fundit>