Analiza

Adoptimi i iOS 8 ka arritur afërsisht në 50 %

Sep 24 2014
0 Shpërndarje
Adoptimi i iOS 8 ka arritur afërsisht në 50 %

Screenshot-2014-09-23-17.00.27Pas një fillimi të ngadaltë, konsumatorët e Apple po fillojnë të adoptojnë platformën e re mobile të kompanisë, iOS 8, gjerësisht.

Kompania amerikane përditësoi faqen e saj të shpërndarjes në dyqanin e saj të aplikacioneve ditën e djeshme për të treguar se afërsisht gjysma (46 %) e përdoruesve që kanë vizituar App Store më 21 shtator përdornin një version më të fundit të sistemit operativ.

Pak më herët u raportua se disa statistika fillestare të instalimeve të iOS 8 ishin më të ulëta se ato të iOS 7 të një vit më parë. Kjo mund të ketë ndodh për shkak të kërkesës së vogël për platformën e re të cilin ekzekutivi I Apple Tim Cook tha se përbënte ndryshimin më revolucionar në platformën e tyre mobile për iPhone, iPad, dhe iPod. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>