Harduer

Adoptimi i iPad Air vazhdon të ofrojë dallim të madh ndaj iPad 4

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Adoptimi i iPad Air vazhdon të ofrojë dallim të madh ndaj iPad 4

Sipas të dhënave të ofruara nga Fiksu, pas më tepër se një muaji nga lëshimi, adoptimi i konsumatorëve për pajisjen iPad Air vazhdon të tejkalojë iPad 4 me një dallim të madh.

Sipas “Ndjekësve të Adoptimit” të Fiksu-së, të dhënat më të fundit, të përditësuara të premten, tregojnë një hapësirë të madhe mes adoptimit të iPad Air dhe iPad 4. Fiksu paraqet në mostër miliona të ashtuquajtura ngjarje të aplikacioneve (lëshime, blerje dhe regjistrime), çdo orë nga aplikacionet që përdorin SDK-në e vet (platformën për zhvillim të softuerit), e më pas paraqet në tabelë përqindjen e tabletëve aktivë me iOS të çdo versioni në një datë të caktuar pas lëshimit.

“Pas 35 ditësh që kur u bë lëshimi, Fiksu është duke ndjekur një ritëm të adoptimit prej 3.35 për qind për iPad Air, në krahasim me 1.51 për qind të regjistruar gjatë të njëjtit interval kohor pas lëshimit të iPad 4,” tha Fiksu në një deklaratë.

Pasi aplikacionet e Fiksu-së instalohen vetëm në një përqindje të të gjithë tabletëve iPad, për të cilën përqindje Fiksu thotë se përbën miliona tabletë iPad – ritmi i adoptimit duhet të merret që është një pikë e të dhënave. Ndërmarrjet si Groupon, VH1, Barnes & Nobile dhe Hearst Magazines përdorin softuerin e Fiksu-së.

Apple shiti 22.9 milionë tabletë iPad në tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Ky parashikim një vjeçar – nga KGI Securities – parashikon që Apple do të shes më tepër se 23 milionë tabletë iPad në tremujorin e katërt. Një numër i madh i tyre, rreth 10.5 milionë, janë projektuar të jenë iPad Air.

Ky trend për Air mbështet të dhënat e fillimit të fundjavës që tregonin se pajisja kishte një vlerë të lartë të adoptimit në krahasim me iPad 4. Thirrja e iPad Air është e lidhur, pjesërisht me ridizajnimin. Paraardhësit e vet, iPad 3 dhe iPad 4 ishin relativisht të hollë dhe më të rëndë.

“Apple ka dërguar një ridizajn të duhur që vjen nga jashtë, duke poseduar një tablet shumë më të hollë dhe më të lehtë dhe mirëmban jetëgjatësinë e baterisë të paraardhësve të vet dhe ofron performancë dukshëm më të mirë,” thuhet në vëzhgimin e bërë nga CNET.

“Reagimi ndaj iPad Air ka qenë i pabesueshëm”, tha zëvendës presidenti i lartë i marketingut botëror të ndërmarrjes Apple, Phill Schiller, në një deklaratë muajin e kaluar. Dhe iPad Mini Retina po ashtu ka qenë duke kaluar në një fazë të këndshme me paraardhësin e vet. Javën e kaluar ai ka kapur iPad Mini-n dhe adoptimi duket të jetë edhe më i lartë këtë javë. (PCWorld Albanian)

ipad-air-flat-apple-fd-small (1)

Lajmet e fundit>