Lajmet

ADRIATinn Innovation Weekends në Tiranë për të promovuar sipërmarrjen në datat 20,21 dhe 22 Mars

Mar 6 2015
0 Shpërndarje
ADRIATinn Innovation Weekends në Tiranë për të promovuar sipërmarrjen në datat 20,21 dhe 22 Mars

11015108_1608799456019002_1510110596655459943_nKryeqyteti shqiptar po bëhet gati të mirëpresë një tjetër event të rëndësishëm. Bëhet fjalë për eventin ADRIATinn Innovation Weekends. Mbase është hera e parë që dëgjoni të flitet për një event të tillë, por cili është qëllimi i një organizimi të tillë?

ADRIATinn Innovation Weekends organizohet me qëllim promovimin e sipërmarrjes, bashkëpunimit dhe kreativitetit tek të rinjë studentorë, hulumtuesit, freelancer-at, ndërmarrjet dhe të gjithë të interesuarit në sipërmarrje. Qëllimi i ADRIATinn Innovation Weekends është të ofruar e një mjedisi bashkëpunues ku mund të qëndrojë së bashku studentët, sipërmarrësit e rinj, hulumtuesit, bizeneset dhe të punojnë në krijimin e koncepteve lidhur me produkte të reja. Të tilla aktivitete duhet të përmirësojnë kreativitetin e pjesëmarrëesve përmes formave të reja të ndërveprimit. Një numër trajnerësht dhe gjyqtarësh do të asistojnë me ndihmë ndaj ekipeve për ti ambjentuar me idenë e bashkëpunimit dhe bashkëkrijimit që do të sillte një inovacion të dukshëm në mesin e sipërmarrjeve dhe bizneseve. Eventi do të mbahet në Universitetin e New York-ut në Tiranë

ADRIATinn Innovation Weekends ndjek një model 54 orësh me takime mes zhvilluesve, dizajnerave, reklamuesve, menaxherëve të produkteve dhe inovatorëve të cilët ndajnë ide, ndërtojnë ekipi dhe produkte si dhe lançojnë inovacione. Për të qenë të qartë, pjesëmarrësit zbulojnë idetë e tyre dhe përpiqen të frymëzojnë të tjerët që të bëhen pjesë e idesë së tyre duke themeluar një ekip.

Por çfarë ofron ADRIATinn Innovation Weekends ? Pjesëmarrësit përfitojnë 54 orë intensive punë sipërmarrjeje, praktikë biznesit dhe aftësi sipërmarrjeje, certifikatë pjesëmarrjeje, kontakte me sipërmarrës të njohur, akademikë dhe hulumtues, mundësi të reja karriere, këshilla nga ekspertë.

ADRIATinn innovation Weekend ka një axhendë tre ditore dhe pikërisht datat 20, 21 dhe 22 Mars. Ditën e parë pjesëmarrësit do të prezantojnë idetë e tyre ku dhe do të ftojnë të tjerë të bëhen pjesë e saj për të ndërtuar ekipin e tyre. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të votojnë për idetë që u duken më të mira. Axhenda e ditës së parë fillon në ora 18:30 ku në panelin e folësve do të jetë edhe Ministrja e Administratës Publike dhe Inovacionit, Milena Harito, dhe mbyllet në ora 21:30 pas darkimit. Pas ditës së parë do të ndjekin dy ditë të tjera me punë intesive nga ekipet e formuara një ditë më parë. Axhenda e ditës së dytë fillon në ora 9:00 të mëngjesit dhe mbyllet në ora 22:00 të mbrëmjes. Në ditën e dytë do të dalin në skenë edhe trajnerët të cilët janë ekspertë që do ofrojnë këshillim për ekipet pjesëmarrëse. Ndërsa axhenda e ditës së tretë fillon po në ora 9:00 të mëngjesit dhe mbyllet në ora 18:30. Pikërisht në këtë moment do të shpallen edhe ekipet fituese të cilat do të nderohen edhe me çmime.

ADRIATinn Innovation Weekends ka menduar që çmimi i parë të ofrojë 800 dollar ose një trajnim për secilin anëtar të ekipit, një udhëtim në kryeqytetin slloven Lubjanë, pjesëmarrje në ICTAwards dhe Inkubim për 6 muaj. Çmimi i dytë përmban 200 dollar për çdo anëtar dhe inkubim 6 muaj. Ndërsa çmimi i tretë përmban vetëm 6 muaj inkubim. Të gjithë interesuarit mund të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë lidhje. Ju bëjmë me dije se regjistrimet mbyllen në datën 15 Mars. Ndërsa për më shumë informacion mund të vizitoni uebfaqen e ADRIATinn Innovation Weekends. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>