Softuer

Adventure Quest Worlds

Jan 7 2010
0 Shpërndarje
Adventure Quest Worlds

Çdokush mund të krijoje karakterin e tij dhe mund të luaje, pasi të konfirmoje e-mailin, menjëherë pas konfirmimit ju duhet te hyni në loje duke dhëne emrin dhe kodin tek log in. Te regjistrohesh është falas për këdo,por për te patur çasje të plotë në lojë ju duhet të paguani me kartë krediti çdo muaj.

Megjithatë shumica e përdoruesve nuk janë me pagese. Loja krijon animime te reja çdo të shtune. Ju e luani lojën ne praninë e shume njerëzve të tjerë online. Shërbimi Chat është falas. Loja është krijuar ne vitin 2008 nga kompania Artix Entertainment LLC me zyra ne Florida te Amerikës.

Gjithashtu kompania ka krijuar dhe lojëra të tjera online. Cilësia e grafikes se lojës është shume e larte. Gjithçka që duhet të keni për te luajtur është programi adobe flash player që mund të shkarkohet në ueb faqen e www.adobe.com si dhe një adrese e-maili.

Karakteri juaj ka një numër të caktuar pikesh qe rriten kur ju rritet niveli. Niveli maksimal është 20. Ju mund te blini me flori shpata, helmeta, sëpata të cilin e fitoni nga kompletimi i misioneve. Gjithashtu ju mund te ftoni shokë. Edhe aksioni nuk mungon,loja përmban edhe përbindësha dhe luftëtarë armiq që duhen mposhtur nga ju. Ju mund te adoptoni një kafshe te blini shtëpi dhe ti modeloni.

Ju mund të hyni nëpërmjet uebfaqes www.aq.com ose kërkimit ne Google, MSN, etj.

Lajmet e fundit>