Biznes

Aeroporti më i populluar në Evropë do të këtë një terminal të quajtur “Samsung Galaxy S5” për dy javë

May 17 2014
0 Shpërndarje
Aeroporti më i populluar në Evropë do të këtë një terminal të quajtur “Samsung Galaxy S5” për dy javë

airport-terminal-heathrow-710x473Kompania Samsung nuk ka një buxhet reklamimi të pa limituar, por mesa duket disa konkurrent të saj kanë një buxhet të tillë. Kompania e cila pagoi 20 milionë dollarë për pak orë në qendër të vëmendjes në evetin e Oskar, ka shpenzuar 14 miliardë dollarë për reklamim dhe aktivitete të tjera marketingu në 2013. Ky lloj buxheti hap një rrugë me shumë mundësi, përfshi edhe disa me të vërtetë të frikshme si për shembull të marrësh nën kontroll terminalin më të madh në aeroportin më të populluar në Evropë. Samsung ka njoftuar se Terminali 5 në aeroportin Heathrow të Londrës, një nga më të mëdhenjt dhe më të populluarit në botë, do të riemërohet “Terminal Samsung Galaxy S5” për një periudhë dy javore.

Në atë çfarë kompania e quan fushatë revolucionare, çdo gjë në atë terminal që nga treguesit, ekranet dixhitale, shenjat madje edhe uebsiti i terminalit do të ketë emrin e ri. Samsung u lejua të tejkalonte çdo kufi si asnjë markë tjetër më parë, ngaqë kjo është hera e parë që në aeroportin Heathrow të ndodh një gjë e tillë në Terminalin 5.

Hapur në vitin 2008, Terminali 5 është më i madhi në Heathrow me 350,000 m2, dhe pothuaj 30 milion njerëz kanë përdorur këtë terminal në vitin 2012. Fushata e Samsung ka për qëllim që të vendos Samsung Galaxy S5 në vëmendjen e qindra mijëra konsumatorësh potencial.

Nëse po pyesni pse Samsung po ndërmerr një fushatë të tillë, kompania ka regjistruar një rënie të ndjeshme në Britani për tre mujorin e parë të këtij viti nga 36.7 % të tregut në 30.2 %. Me një konkurrencë të fortë nga Apple, Sony dhe Motorola, Samsung po mundohem ta bëjë Samsung Galaxy S5 një “goditje” të fuqishme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>