Analiza

Aeroporti në Ostin përdor Wi-Fi për të kontrolluar sa kohë presin në radhë pasagjerët

Oct 27 2014
0 Shpërndarje
Aeroporti në Ostin përdor Wi-Fi për të kontrolluar sa kohë presin në radhë pasagjerët

austin-bergstrom-airport-dion-hinchcliffe-flickrNëqoftëse udhëtoni shpesh me siguri e keni ndjerë rrezikun e humbjes së fluturimit për shkak të radhëve të gjata që formohen në aeroporte. Por në Austin-Bergstrom International Airport nuk do të keni pse të shqetësoheni për këtë gjë.

Ky aeroport përdor rrjetin Wi-Fi në pikat e kalimit për të vlerësuar se sa presin pasagjerët në radhë. Në këtë mënyrë është formuar një sistem i tërë i cili identifikon pasaportat e pasagjerëve gjatë kohës që ata janë në radhë derisa kalojnë pikat e kontrollit.

Kështu krijohet një bllok i madh të dhënash, më anë të të cilave aeroporti parashikon në mënyrë statistikore se sa i duhet dikujt të qëndrojë në radhë. Kjo është një mënyrë e cila nuk kërkon regjistrim në ndonjë sistem të caktuar dhe është tepër e thjeshtë për tu përdorur.

Kjo teknologji është duke u testuar gjithashtu dhe në tri aeroporte të tjerë. Të dhënat përmes Wi-Fi mund të jenë të dobishme edhe për çështje sigurie apo mund të përdoren për ti sugjeruar pasagjerëve se në çfare ore duhet të jenë ne aeroport, sa duhet të presin, ku duhet të qëndrojnë etj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>