Harduer

Afirmohet strategjia e Microsoft, njihuni me modelet Lumia 435 dhe Lumia 532

Jan 14 2015
0 Shpërndarje
Afirmohet strategjia e Microsoft, njihuni me modelet Lumia 435 dhe Lumia 532

Lumia435Produkti i parë Lumia me markën e Microsoft ishte Lumia 535, një telefon 130 dollarësh i cili zbuloi edhe ambiciet e kompanisë për të rritur më tej audiencën e Windows Phone përmes uljes së kostos. Dita e sotme konfirmoi se Microsoft do të qëndrojë me këtë strategji me nxjerrjen në shitje të dy modeleve të reja Lumia 435 dhe Lumia 532, ku që të dy kanë ekran 4 inç dhe kushtojnë më pak se 100 dollar pa taksa të përfshira.

Lumia 435 është modeli me koston më të ulët prodhuar ndonjëherë nga kompania me kosto prej 69 Euro. Ajo çfarë në suprizon është prezenca e Windows Phone 8.1 me përditësimin më të fundit Lumia Denim. Por surprizat nuk mbarojnë këtu, ndërsa telefoni zotëron 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë të dhënash. Këto specifika bazike janë po të njëjtat që zotëron edhe Lumia 532 me përjashtim të kamerës prej 5 Megapixel krahasuar me 2 Megapixel që gjendet tek Lumia 435. Që të dy modelet kanë të njëjtin çip, Qualcomm Snapdragon 200, por Lumia 532 ka një proçesor katër bërthamësh në vend të Lumia 435 që fuqizohet nga një proçesor dy bërthamësh. Në fund, këto diferenca sjellin edhe ndryshimin prej 10 Euro në kosto mes dy smartfonëve.

Që të dy modelet e reja Lumia do të jenë në shitje muajin e ardhshëm në Europë. Microsoft ka bërë një prezantim në produkteve përmes dy videove në YouTube të paraqitura në këtë artikull. Ju ftojmë ti ndiqni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>