Lajmet

Aftësimi i fëmijëve në shkenca kompjuterike si një mundësi reale për të ardhmen e tyre

Aug 24 2017
0 Shpërndarje
Një nga pikat e forta në Akademinë jCoders është programi unik, i cili është i dizejnuar nga Massachusetts Institute of Technology (MIT) Aftësimi i fëmijëve në shkenca kompjuterike si një mundësi reale për të ardhmen e tyre Photo Source: ICT Awards

Akademia jCoders ka si mision ndërtimin e gjeneratës së re të krijuesve, duke i ofruar një qasje bashkëkohore fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 8 vjeçare në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) si dhe duke i aftësuar për krijime teknologjike.

jCoders, e themeluar në korrik të vitit 2015 filloi punën me fëmijët e parë në Nëntor të të njëjtit vit. Vlen të theksohet fakti se është institucioni i parë i akredituar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke shërbyer si bazë për njohuritë me të fundit në fushën TIK dhe hapur dyert për fëmijët nga mosha 8 vjeçare.

Një nga pikat e forta në Akademinë jCoders është programi unik, i cili është i dizejnuar nga Massachusetts Institute of Technology (MIT), i përshtatur me qëllim që të jetë sa më interaktiv dhe praktik për fëmijët.

Në jCoders nxënësve iu nxiten idetë origjinale, të cilat rrjedhin nga personalitetet e tyre duke i ndihmuar t’i sjellin në realitet. Fokusi është te konceptet bazë të programimit dhe të shkencave kompjuterike në përgjithësi, të cilat shërbejnë si një bazë e fortë dhe me ndikim afatgjatë për eksperiencat e fëmijëve në të ardhmen.

Gjatë moduleve të ndryshme nxënësit do të programojnë, krijojnë website, zhvillojnë lojëra për platforma mobile, si dhe do të njihen me konceptet bazë të elektronikës për t’i dhënë jetë projekteve të tyre.

Për realizimin e ideve, nxënësit përdorin edhe teknologji të reja siç janë printerat 3D, duke përfshirë: modelimin e  konstrukteve fizike, printimin e modeleve, si dhe futjen ne përdorim me pllaka elektronike të programuara nga vetë nxënësit.

Në Akademi, me qëllim aftësimin e fëmijëve për punë të pavarur dhe nxitjes së ideve të reja, organizohen aktivitete të ndryshme, ku fëmijët sjellin në jetë projektet e tyre, të inspiruara gjatë orëve të mësimit.

Një mënyrë shume efikase për t’i inkurajuar fëmijët në qasjen e tyre ndaj TIK janë garat e kodimit apo Hackathon-ët, të cilat organizohen 2 herë në vit në akademinë jCoders. Në këto konkurse fëmijët kanë mundësi të evidentohen, motivohen si dhe të shpërblehen pas vlerësimit të projekteve më të mira nga një juri profesionistësh.

Suksesi i metodologjive të akademise jCoders është dëshmuar edhe pjesëmarrjen dhe shpalljen fitues të nxënësve të saj në garën mbarë kombëtare të teknologjis së informacionit Albanian ICT Awards V. Të rinj e jCoders rrëmbyen çmimin ICT Ylli në Ngritje i Vitit.

Regjistrimet kanë filluar, në bashkëpunim me Protik Innovation Center ju fton të bëheni pjesë e një përvoje të re, duke i dhënë një tjetër dimension pasditeve interaktive fëmijëve tuaj.

Dyert janë të hapura për të gjithë fëmijët nga 8 deri 15 vjeç. Për t’iu përshtatur sa më mirë nevojave specifike të çdo fëmije seancat drejtohen nga 2 trajnerë njëkohësisht.

Nxënësit do të transformohen nga shfrytëzues të teknologjisë në krijues të teknologjisë.

Për të gjithë prindërit, të cilët dëshirojnë të zhvillojnë të fëmijët e tyre aftësi krijuese teknologjike, Akademia jCoders është rekomandimi ynë.

www.j-coders.com

https://www.facebook.com/akademiajcoderstirane

Lajmet e fundit>