Biznes

Airbnb merr një investim prej 1 miliard dollarësh

Mar 10 2017
0 Shpërndarje
Airbnb njoftoi ditën e sotme se është pranë një investimi të ri prej 1 miliard dollarësh. Airbnb merr një investim prej 1 miliard dollarësh Photo Source: Airbnb

Në Shtator të 2016-ës, gjigandi tha se priste që ky investim të ishte 555,462,180 dollar. Sot startupi njoftoi se një investim i ri do e dërgojë vlerën total në 1,003,312,065 dollar përgjatë 2016-ës.

Firma me seli në San Francisco filloi të gjeneronte fitim në gjysmën e dytë të 2016-ës, një fitim i cili do të vijojë edhe në 2017-ën. Aktualisht Startupi vlerësohet me 31 miliard dollar.

Airbnb tha se nuk ka plane për të dalë në bursë së shpejti. Në startupin në fjalë janë investuar mbi 3 miliard dollar që nga 2008 kur është themeluar. /PCWorld Albanian

Tags >

Airbnb
Lajmet e fundit>