Blog

Airbnb ofron akomodim falas për të prekurit e sulmit terrorist në Barcelonë

Aug 18 2017
0 Shpërndarje
Me anë të këtij sistemi, udhëtarët të cilët janë prekur nga kjo fatkeqësi mund të lidhen me pritësit lokalë të Airbnb të cilët ofrojnë shtëpitë e tyre falas. Airbnb ofron akomodim falas për të prekurit e sulmit terrorist në Barcelonë

Airbnb aktivizoi sistemin në përgjigje të fatkeqësive për tu ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga sulmi terrorist i ditës së djeshme në Barcelonë.

Ky sistem ofron akomodim falas për ata që kanë nevojë urgjente për një vend për të qëndruar. Mbi 80 përdorues kanë hapur shtëpitë e tyre falas për të prekurit.

Me anë të këtij sistemi, udhëtarët të cilët janë prekur nga kjo fatkeqësi mund të lidhen me pritësit lokalë të Airbnb të cilët ofrojnë shtëpitë e tyre falas.

Ky shërbim do të jetë i disponueshëm që nga dita e sotme deri më 7 Shtator 2017. Ditën e djeshme dy terroristë drejtuan një fugon në një turmë njerëzish duke vrarë 14 dhe plagosur 100 persona të tjerë.

Airbnb dhe qeveria lokale nuk kanë pasur marrëdhënie të mira. Zyrtarët e qytetit vendosën shtretër në qendër të kryeqytetit katalan duke ironizuar me Airbnb dhe praktikat e kompanisë që i quajnë ilegale.

Hera e parë që Airbnb e aktivizonte këtë sistem ishte gjatë uraganit Sandy i cili goditi Nju Jorkun në 2012-ën. Që atëherë ky sistem është aktivizuar 66 herë. /PCWorld Albanian

Tags >

Airbnb
Lajmet e fundit>