Ja se si

AirDroid kontrollon smartfonin tuaj Android nga çdo shfletues i Uebit

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
AirDroid kontrollon smartfonin tuaj Android nga çdo shfletues i Uebit

Ekranet e ndjeshëm në prekje nuk janë sipërfaqet ideale për t’i kryer gjërat. Një tastierë fizike dhe një kompjuter janë mjaft të shpejt për shumë gjëra, por është një numër i gjërave që nuk mund të bëhet nga tastiera dhe kompjuteri, të cilat fatmirësisht mund t’i bëjë tableti dhe smartfoni. AirDroid e mbyllë hapësirën duke ju mundësuar që të kontrolloni pajisjen nga pothuajse çdo shfletues i Uebit.

Instalimi merr disa sekonda. E tëra që duhet të bëni është të shkoni tek një URL në shfletuesin tuaj (ashtu siç është cekur nga aplikacioni) dhe të shkruani kodin. Sapo ta bëni këtë, ju tashmë jeni gati që të bëni një mori gjërash mahnitëse. Vërtetë mund të befasoheni se sa mirë mund ta menaxhoni pajisjen tuaj nga një dritare e shfletuesit – dhe ai funksionon virtualisht në çdo sistem operativ (Windows, OS X dhe Linux).

Ju madje mund të bartni dhe të ndryshoni skedarët ekzistues në pajisjen tuaj. Nëse nuk ju pëlqen të shkruani porosi tekstuale në Androidin tuaj, AirDroid do t’ju mundësojë që t’i dërgoni, merrni dhe shihni ato nga ndërfaqja e vet e bazuar në shfletues.

Ky aplikacion ua mundëson që të instaloni/fshini aplikacionet, shihni fotografitë, menaxhoni kontaktet tuaja, menaxhoni audiot dhe të shihni video. Me disa pajisje ju madje mund të kontrolloni ekranin e Androidit, të merrni pamje, ose të bëni një inçizim. Është një aplikacion falas, mjaft i kuptueshëm dhe vepron sigurtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>