Lajmet

AITA kujton dhe nderon zhvillimin e TIK në Shqipëri

Nov 22 2012
0 Shpërndarje
AITA kujton dhe nderon zhvillimin e TIK në Shqipëri

Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (AITA), inicioi dhe organizon aktivitetin: RRËFIM STAFETË MBI ZHVILLIMIN E TIK NË SHQIPËRI- NDERIM “MIRËNJOHJA PËR MERITA TË DALLUARA” për Z. KRISTIAN BUKUROSHI .

AITA si zëri kryesor i sektorit TIK në Shqipëri me 60 subjekte anëtare (kompani, universitete, OJF, shkollë teknike), ka iniciuar këtë forum, ku në mënyrë kronologjike dhe në formë stafete do të paraqiten etapat e zhvillimit të sektorit TIK në Shqipëri.

Aktiviteti ka natyrë historike dhe lë hapësirë njëkohësisht për shpalosjen e perspektivave për të tashmen dhe të ardhmen e zhvillimit të sektorit. Ai do të mbledhë profesionistë nga biznesi, universitetet, qeveria në një festë e cila vendos AITA dhe sektorin TIK në qendër të vëmendjes edhe në prag të festës së madhe kombëtare.

AITA shpalos iniciativën e saj në shërbim jo vetëm të interesave të antarëve dhe të sektorit, por edhe si mbështetëse dhe nxitëse e vlerave dhe kontributeve historike, akademike, etike, shkencore dhe profesionale në baza individuale apo institucionale, të cilat mundësojnë cilësinë, zhvillimin dhe garancinë e së ardhmes.

Si pjesë e kësaj iniciative është parashikuar edhe nderimi i Prof.Kristian Bukuroshi me “Mirënjohje për vlera të dalluara“, me motivacionin: “Mirënjohje për merita historike në zhvillimin e Teknologjisë së Informacionit nëpërmjet vizionit të qartë, si dhe për themelimin dhe drejtimin e institucioneve shkencore dhe akademike, për edukimin dhe formimin profesional të brezave të parë të informatikanëve shqiptarë.”

Aktiviteti mbështetet nga disa sponsorë, anëtarë të shoqatës: ikubInfoSoft, Microsoft, DM Consulting Services, Alfa Services, ASSECO, BNT Electronics, CCS, EasyPay, Infosoft Systems, Infosoft Software Developer, Albanian Eagle Security Systems, Facilization. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>