Lajmet

AITA publikon rezultatet e vrojtimit për sektorin e IT-së në Shqipëri

Dec 4 2012
0 Shpërndarje
AITA publikon rezultatet e vrojtimit për sektorin e IT-së në Shqipëri

Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA) publikon rezultatet e vrojtimit të parë për kompanitë e sektorit të Teknologjisë së Informacionit në Shqipëri, zhvilluar në periudhën Prill – Shtator 2012.

Konceptuar në formën e një censusi, vrojtimi sjell të dhëna mbi numrin e kompanive, formën e tyre ligjore, vitet në aktivitet, strukturën e pronësisë, strukturën sipas kombësisë së pronarëve, pjesëmarrjen në grupe më të mëdha biznesi, zyrat dhe degët, kontrollin e menaxhimit, madhësinë e kompanisë, strukturën e organizatës dhe menaxhimit, mbulimin e tregut vendas, hyrjen në tregje të huaja, partneritetet me kompani të huaja, profilin e shërbimeve, klientët dhe çështjet që i shqetësojnë kompanitë në sektor.

Duke theksuar çështjet që shqetësojnë sektorin, vlen të përmendet se më të rëndësishmet cilësohen të jenë konkurrenca e padrejtë dhe taksat.

Në mbyllje të studimit paraqiten edhe politikat qeveritare të cilat dëshirohen e sugjerohen nga kompanitë pjesë e vrojtimi.

Më së shumti prej tyre janë përmendur: ulja e nivelit të TVSH-së (aktualisht në 20%) ose përjashtimi i plotë nga TVSH-ja i disa produkteve TI dhe shërbimeve, veçanërisht kompjuterëve; punë më e madhe nga qeveria për të detyruar konkurrencë të drejtë dhe për të luftuar informalitetin; më shumë investim nga qeveria në infrastrukturë dhe shërbime TI.

Raporti i plotë i studimit mund të shkarkohet në këtë link. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>