Lajmet

Akademia e Hapur e Facebook-ut ndihmon studentët për kredite në universitet

Nov 14 2013
0 Shpërndarje
Akademia e Hapur e Facebook-ut ndihmon studentët për kredite në universitet

HFacebook-u publikisht është duke e bërë zgjerimin e programit të vet Akademia e Hapur që bashkëpunon me studentët e shkencave kompjuterike me projekte me burim të hapur për kredite në kolegj.

E provuar fillimisht në Universitetin e Stanfordit në vitin 2012, programi do të jetë i hapur për 22 universitete nga e mbarë bota për sezonin dimëror të vitit 2014.

Open Academy ofron përvojë në inxhinierinë softuerike dhe punon me fakultetin e universitetit për të lëshuar kurse që iu ndihmojnë studentëve me produkte aktive me burim të hapur dhe ligjërues për to.

Në fillim të secilit semestër, studentët dhe mentorët marrin pjesë gjatë një fundjave në selitë qendrore të ndërmarrjes Facebook duke u marrë me thyerje të projekteve, e më pas rikthimi në shkollë për të punuar në skuadra virtuale për pjesën e mbetur të semestrit.

Ky është vetëm zhvillimi më i fundit në historinë e gjatë dhe transparente të ndërmarrjes Facebook për promovim të softueri të hapur. Në fakt, ndërmarrja ka pranuar që nuk do të mund të ekzistonte pa të.

Dhe Facebook njihet në masë të madhe si një ndërmarrje e burimit të hapur, jo vetëm për përparësitë e veta teknologjike – sikur qendrat e hapura të të dhënave, por po ashtu për “shpirtin e hapur” që ka krijuar.

Derisa rrjeti social është për momentin kontribuuesi më i madh për burim të hapur, është një shërbëtor mjaft i qartë në të ardhmen për zhvilluesit që të bëjnë inovacione duke përdorur teknologjinë e burimit të hapur gjatë të ardhmes.

Anëtarët e Akademisë së Hapur punuan në projekte duke përfshirë Ruby on Rails, MongoDB, SocketID, Mozilla OpenBadge, ReviewBoard, Phabricator, PouchDB, Kotlin dhe Freeser. Kursi gjatë dimrit të vitit 2014 do të fillojë zyrtarisht në fillim të shkurtit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>