Lajmet

AKEP: Afati i regjistrimit të numrave celularë me kontratë është deri më 15 maj

Mar 24 2014
0 Shpërndarje
AKEP: Afati i regjistrimit të numrave celularë me kontratë është deri më 15 maj

Aakep-logo-01utoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), u ka kërkuar katër operatorëve celularë në Shqipëri që deri më datë 15 maj 2014 të përfundojë edhe regjistrimi individual i çdo përdoruesi apo pajtimtari që është pjesë e grupeve dhe kontratave të përbashkëta deri në 20 numra celularë/karta SIM, aktualisht të regjistruar në emër të 1 (një) pajtimtari të vetëm.

Kjo kërkesë e AKEP vjen në kuadër të masave që ka ndërmarrë ky institucion për përfundimin e regjistrimit individual të çdo pajtimtari të shërbimit celular. Për të realizuar këtë detyrë operatorët celularë duhet të përdorin të gjitha mjetet e informimit që disponojnë si SMS ose thirrje telefonike. Mesazhi duhet të dërgohet te të gjithë pajtimtarët dhe të përmbajë kërkesën për verifikim dhe plotësim të dhënash për çdo pajtimtar të rrjeteve celulare përkatëse.

Regjistrimet do të kryhen mbi bazën e Formularit të miratuar nga Këshilli Drejtues i AKEP-it me vendimin nr. 2422, datë 19.02.2014. Ndërkohë grupet e identifikuar që kanë deri në 20 Karta SIM do të kenë përparësi si në njoftim ashtu edhe në kontaktim alternativ deri në eliminimin e kësaj marrëdhënie në grup. Operatorët celularë duhet të informojnë AKEP mbi përfundimin e detyrës së mësipërme më datë 15 maj 2014. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>