Lajmet

AKEP do të bëj liberalizimin e plotë të domain .al

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
AKEP do të bëj liberalizimin e plotë të domain .al

Duke nisur nga data 1 maj 2013 AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) do të bëj të mundur liberalizimin e plotë të domain .al.

Sipas njoftimit zyrtar të këtij institucioni pas kësaj date pranë AKEP mund të aplikohet nga të gjithë subjektet të cilat janë të interesuar për tu akredituar si regjistrues (registrar).

Detyrimet dhe kushtet për tu bërë një regjistrues i akredituar mund të gjenden në Vendimin e Këshillit Drejtues nr.2252 dhe në Rregulloren e administrimit të emrave të domain-eve nën.al. (PCWorld Albanian)

akep

Lajmet e fundit>