Lajmet

AKEP finalizon projektin E-Authority

Jul 19 2014
0 Shpërndarje
AKEP finalizon projektin E-Authority

akep-logo-01AKEP pas përfundimit të projektit për ngritjen e Server Room-it të ri sipas standardeve bashkëkohore për të bërë të mundur rritjen maksimale të sigurisë dhe disponueshmërise për sistemet dhe aplikimet online që kryhen në këtë institucion dhe projektit E- Arkiva (arkivë terësisht dixhitale), ka përfunduar projektin disa vjeçar për shndërrimin në e-Authority.

Disa prej projekteve të tjera të rëndësishme të mëparshme të finalizuara nga AKEP janë: Portabiliteti i Numrit, sistemet e aplikimit online për Autorizim të Përgjithshëm dhe Autorizim Individual, raportimeve, statistikave dhe licencave, sistemi i menaxhimit të domain.al, platforma që ka dixhitalizuar informacionin mbi infrastrukturën kabllore dhe radio ATLAS, E-Cabinet i cili dixhitalizon dhe bën të mundur administrimin elektronik të të gjithë praktikave të AKEP, sistemet për administrimin e frekuencave dhe monitorimit.

Sipas burimeve zyrtare nga ky institucion, AKEP për ngritjen e këtyre sistemeve është bazuar në praktikat më të mira të autoriteteve rregullatore të BE-së. Një nga sfidat e AKEP për të ardhmen është konvergjimi (interops) i këtyre sistemeve duke bërë të mundur rritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimit për pajtimtarët dhe sipërmarrësit. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>