AKEP: Gjatë vitit 2013 janë regjistruar 3320 domain-ë

Jul 23 2014
0 Shpërndarje
AKEP: Gjatë vitit 2013 janë regjistruar 3320 domain-ë

e45a1bae-aa45-4ad3-a8a9-e5fadbcc1a38---0-Një aspekt shumë i rëndësishëm i veprimtarisë së AKEP-it është edhe administrimi i domain.al dhe nën domain-eve të tij. Kjo veprimtari bazohet në kompetencat ligjore të përcaktuara në ligjin nr. 9918/2008, sipas të cilave për të përmbushur qëllimin dhe objektivat rregullatorë të përcaktuara nga ky ligj AKEP-i ka kompetencë në lidhje me menaxhimin e domain-eve.

Gjatë vitit 2013 u realizua kalimi nga sistemi Regjistër-Regjistrues. Me Vendimin nr. 2252, datë 3.01.2013, Këshilli Drejtues i AKEP miratoi dokumentin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr. 2, për “Regjistrimin dhe Administrimin e Emrave të Domain-eve nën .AL dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al”. Këto ndryshime liberalizuan tregun e regjistrimit të domain-eve nën .al duke kaluar nga sistemi Registry-Registrar vetëm AKEP në sistemin Registry AKEP dhe regjistri i liberalizuar duke i dhënë të drejtën e regjistrimit edhe subjekteve të tjera të certifikuar nga AKEP bazuar në kriteret e vendosura në këtë dokument rregullator. Ky proces u realizua nëpërmjet këshillimit publik me sipërmarrësit. Procesi u konkretizua me certifikimin e 5 subjekteve si regjistrues të cilët janë: Albtelecom sh.a; Keminet shpk; ShqiperiaCom shpk; Studio Driar dhe Webhost shpk

Gjithashtu ka vazhduar procesi i regjistrimit të domain-eve nga AKEP në zonën .al duke plotësuar funksionin e regjistruesit. Nr. i domain-eve të regjistruar për vitin 2013 është 3320. Më poshtë jepet një tabelë e domain-eve të regjistruar sipas zonës .al dhe nën zonave, duke bërë dhe krahasim midis viteve. Siç shihet vazhdon rritja me përqindje të lartë nga viti në vit për regjistrim e domain-eve në .al. Kështu për vitin 2013 ka patur një regjistrim prej 1139 domain-esh më shumë krahasuar me domain-et e regjistruar gjatë vitit 2012. AKEP në bashkëpunim me ministrinë dhe NJMLF-në ka ndjekur vazhdimisht procesin e bllokimit nga ana e ISP-ve të faqeve elektronike të lojërave të fatit online të palicencuara. (PCWorld Albanain)

akep tabele

Lajmet e fundit>