Blog

AKEP hap garën për një tjetër tender për frekuencat 4G LTE

Jul 16 2018
0 Shpërndarje
Aktualisht në Shqipëri operojnë tre operatorë celulare ku secili prej tyre ofron shërbimet 4G LTE dhe 4G+ LTE Advanced. AKEP hap garën për një tjetër tender për frekuencat 4G LTE

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) njoftoi ditën e sotme lançimin e një tenderi për frekuenca 4G LTE në bandën 800Mhz.

Sipas vendimit të datës 5 Korrik, AKEP do të ofrojë tre spektra 2x10Mhz në bandën 790Mhz-862Mhz me një afat 15 vjeçar.

Oferta minimale është 7.44 milion euro për licencë. Sipas AKEP, fituesit e tenderit do të mund të përdorin frekuencat e reja dy muaj pas autorizimit.

Aktualisht në Shqipëri operojnë tre operatorë celulare ku secili prej tyre ofron shërbimet 4G LTE dhe 4G+ LTE Advanced.

Ofrimi i këtyre shërbimeve bëhet mbi bandat 1800Mhz dhe 2600Mhz.

Operatori më i madh në vend është Vodafone Albania, ndjekur nga Telekom Albania në pronësi të Deutsche Telekom dhe ALBtelecom në pronësi të Çalik.

Në fund të vitit të kaluar operatori i katërt celular Plus Communication u largua nga tregu pas 7 vitesh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>