Lajmet

AKEP hap në Shkodër zyrën e monitorimit të frekuencave për Veriun

Jan 13 2017
0 Shpërndarje
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur ditën e djeshme në qytetin verior të Shkodrës Zyrën e Sektorit Rajonal të Monitorimit dhe Inspektimit. AKEP hap në Shkodër zyrën e monitorimit të frekuencave për Veriun Photo Source: AKEP

Sipas AKEP kjo përbën risi për zhvillimin e veprimtarisë së këtij institucioni në kuptimin e ushtrimit të juridiksionit territorial.

Në inagurimin e zyrës së re ishte prezent kryetari i AKEP, z. Piro Xhixho i cila tha: “Kjo zyrë do të sigurohet për mirëfunksionimin e gjithë aspekteve që lidhen me zbatimin e planit të frekuencave për veriun e Shqipërisë.”

Kjo është zyra e parë e AKEP e hapur jasht territorit të Tiranës dhe që monitoron cilësinë e shërbimit, frekuenca dhe interferencat. Zyra Rajonale e Shkodrës do të kujdeset për mbarëvatjen e planeve frekuencore për të gjithë veriun dhe verilindjen ku përfshihen qytetet Shkodër, Lezhë dhe Kukës.

z. Xhixho tha se impakti i zyrës së re dhe matjeve të saj do të fillojë të ndihet në cilësië në gjashtë mujorin e dytë të vitit kur pritet të rritet akoma mëtej cilësia e shërbimeve celulare dhe internetit mobil.

Kruja, Korça dhe Vlora do të jenë qytetet e radhës që do të paisen me këtë zyrë.

Zyra e Sektorit Rajonal të Monitorimit dhe Inspektimit do të ketë pajisjet e monitorimit për brezin e frekuencave 20 MHz – 6000 MHz, në stacionin fiks të monitorimit në Shkodër  dhe do të lejojë AKEP të kryejë matje dhe të identifikoje e lokalizoje me shpejtësi ndërhyrjet nga çdo burim brenda rajonit të Shkodrës, duke përfshirë okupimin e brezit të frekuencave (FBO) dhe okupimin e kanaleve të frekuencave (FCO) dhe trajtimin e interferencave.

Hapja e zyrave Rajonale të Monitorimit dhe Inspektimit në 4 (katër) rajone realizon prezencën e AKEP përveç se në nivel qendror nëpërmet selisë së vendosur në Tiranë, edhe në nivel lokal nëpërmjet këtyre zyrave. /CIO Albanian/

Lajmet e fundit>