Lajmet

AKEP hap tenderin e dytë të 4G-së në frekuencat 2600 Mhz

Mar 12 2015
0 Shpërndarje
AKEP hap tenderin e dytë të 4G-së në frekuencat 2600 Mhz

akep-logo-01AKEP është i vendosur të luftojë monopolin në tregun e telekomunikacioneve në Shqipëri. Pak përpara shpalljes së fituesit të autorizimit të parë të frekuencave 4G, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur tenderin e radhës për ofrimin një autorizimi tjetër 4G këtë herë në bandën 2600 Mhz.

Siç ju kemi njoftuar më parë, operatori mobil kombëtar në pronësi të ALBtelecom, Eagle Mobile, do të jetë i pari që do të ofrojë shërbimet 4G në Shqipëri. Lajmi ishte publikuar në BalkanWeb e më pas edhe në mediat e huaja të Telecompaper dhe Telegeography. Ishte po ky i fundit që raportoi për hapjen e tenderit të radhës për ofrimin liçensës 4G me një afat kohor prej 15 vitesh. Autoriteti rregullator po ofron blloqet 2×5MHz në spektrin e çiftuar 2500MHz-2570MHz/2620MHz-2690MHz dhe bllokun 5 Mhz në spektrin e paçiftuar 2570MHz-2620MHz. Çmimi minimal për pjesëmarrjen në tender për spektrin e çiftuar fillon nga 750,000 dollar ndërsa për spektrin e çiftuar nga 60,000 dollar. Data e fundit e paraqitjes së ofertave do të jetë 9 Prill.

Përsa i përket çështjes së akordimi individual të një liçense 4G për operatorin Eagle Mobile, ju bëmë me dije se akoma nuk janë zbuluar detajet e marrëveshjes. Madje nuk kemi as një datë ekzakte se kur shërbimi 4G do të jetë i disponueshëm për përdorim komercial nga qytetarët shqiptar. Me hapjen e tenderit të ri, AKEP qartësisht po synon të luftojë monopolin e shërbimeve 4G në treg në një afat kohor shumë të shkurtër. Aktualisht gjendja e tregut është goxha e segmentuar në aspektin e teknologjisë mbi të cilat operojnë kompanitë. Tani Eagle Mobile zotëron 4G-në, Vodafone dhe AMC janë në fazën e 3G-së(HSPA+) ndërsa operatori Plus Communication akoma ka ngelur me rrjetin 2G. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>