Lajmet

AKEP hap tenderin për ofrimin e katër të drejtave për përdorim të frekuencave 4G

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
AKEP hap tenderin për ofrimin e katër të drejtave për përdorim të frekuencave 4G

logo-akep-lajm-1Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i Republikës së Shqipërisë, ka hapur një tender për ofrimin e katër të drejtave të përdorimit të frekuencave 4G, i njohur ndryshe edhe si LTE. Tre licencat e para do të jenë spektër i çiftuar 2 x 5 Mhz në bandën 1900/2100 Mhz. Kurse licenca e tretë do të jetë spektër i paçiftuar 5 Mhz në bandën 1900 Mhz. AKEP në dokumentin zyrtar citon se të drejtat e përdorimit jepen me qëllim ndërtimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike publike, për të ofruar shërbime të lëvizshme tokësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Çmimi minimal për tre të drejtat e para fillon nga 1 milion e 458 mijë euro. Ata që ofrojnë më pak se 1 milion e 458 mijë euro për tre të drejtat e para do të skualifikohen automatikisht. Ndërsa çmimi minimal për të drejtën e katërt do të jetë 110 mijë euro. E njëjta gjë ndodh si më lart edhe për ata që ofrojnë më pak se vlera e caktuar.

AKEP vuri në dijeni se dhënia e autorizimit individual do të bëhet pas 10 ditësh kalendarike që nga shpallja e fituesve. Vlefshmëria e autorizimit individual do të jetë për një periudhë 15 vjeçare. Operatori është i detyruar të fillojë ofrimin e shërbimit për publikun brenda një periudhë prej dy muajsh nga data e marrjes së Autorizimit Individual. Nga sa pamë më lart kjo do të thotë se shqiptarët do të kenë akses në teknologjinë më të fundit të telefonisë së lëvizshme, e cila është përqafuar nga të gjitha vendet e Evropës, nga mesi i muajit nëntor të këtij viti.

Gjendja e aktuale e tregut konsiston në tre licenca 3G nga operatorët Vodafone Albania, AMC dhe Eagle Mobile. Plus Communication në dy tenderë pati dështuar në fitimin e një të drejte 3G ku më e fundit ishte vitin e kaluar. Nëse ky tender i plotëson pritshmëritë, pra pajisjen me 4 licenca 4G të operatorëve mobil, atëherë Shqipëria do të jetë ndër ato vende evropiane që adoptimi i teknologjisë më të fundit nga ana e operatorëve mobil do të jetë në 100 %.

Implementimi i teknologjisë 4G që është i aksesueshëm përmes smartfonëve tanë, tabletëve dhe modemëve 4G të gjeneratave të fundit, do të sillte një revolucion të vërtetë në shërbimet e internetit të ISP-ve, shërbimeve Cloud me ofrimin e internetit super të shpejtë dhe do sillte uljen e ndjeshme të tarifave. Pak kohë më parë në një prononcim për PCWorld Albanian, zëdhënësi i PTK-së (Postës dhe Telekomit të Kosovës) deklaroi se kompania ishte në faza të fundit të implementimit të 3G-së dhe 4G LTE njëherazi edhe në Kosovë. PTK ka nënshkruar edhe kontratën për implementimin e teknologjisë 4G (LTE), me dy kompani prestigjioze ndërkombëtare, konkretisht Alcatel Lucent dhe Nokia Solutions Networks. (PCWorld Albanian)

Tags >

4Gakep
Lajmet e fundit>